TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetëra banorë të fshatit Guras kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.
Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza.
Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.
Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.
Prej më shumë se 30 minuta ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësuesve për të shkuar në fshat.
Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.