TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç është paralajmëruar në rrjete sociale, qytetarët kanë dalë sot në protestë për vdekjen në 32-vjeçarit Lear Kurti.
Protestuesit u mblodhën përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme ku pas rreth 45 minutash, kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Thirrjet për protesta janë mbështetur edhe nga Partia Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e qytetarëve. Protesta e parë u zhvillua të premten (21 tetor), ku dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për Lear Kurtin.
Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku ndezën edhe disa qirinj në formë homazhi për 32-vjeçarin.