TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç është paralajmëruar në rrjete sociale, qytetarët kanë dalë sot në protestë për vdekjen në mënyrë misterioze të 32-vjeçarit Lear Kurti.
Protestuesit janë mbledhur përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Thirrjet për protesta janë mbështetur edhe nga Partia Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e qytetarëve. Protesta e parë u zhvillua të premten (21 tetor), ku dhjetra qytetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për Lear Kurtin.
Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku ndezën edhe disa qirinj në formë homazhi për 32-vjeçarin.