AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 21:21

Aksidenti i rëndë në Patok me disa të plagosur, polica jep detajet

Aksidenti i rëndë në Patok me disa të plagosur, polica jep

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona, ndërsa në përplasje janë përfshirë dy mjete.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ndërkohë që dy ambulanca kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit të Laçit.

Sakaq mësohet se disa prej tyre janë nisur drejt Traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.

Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasja M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.