TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po vijon protesta për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.
Protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre për dorëheqjen e ministrit të brendshëm, duke etiketuar qeveritarët si "kriminelë".
Ata kanë ndërmarrë edhe një veprim simbolik duke hedhur domate në këmbët e efektivëve të policisë.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që hetimi po vijon për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së të riut.
Ditën e djeshme janë publikuar dy video që rrëzojnë versionin e policisë së shtetit për ngjarjen. Laer Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon, ndërkohë që policia i është vënë në ndjekje dhe jo duke qëndruar përballë një biznesi, siç deklaruan autoritetet. Gjitahshtu, i ka qenë në gjendje majft të rënduar shëndetësore në momentin që policia e ka kapur, por në vend të dërgohej në spital, ku mund t'i ishte shpëtuar jeta, policia e shoqëroi në komisariat, ku gjeti vdekjen.