AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 22:19

Sulmet kibernetike/ Kryeministri i Izraelit: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për të luftuar kërcënimet që vijnë nga Irani

Sulmet kibernetike/ Kryeministri i Izraelit: Do të bashkëpunojmë

Izraeli dhe Shqipëria kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes kibernetike pas hakërrimit të sistemeve dixhitale të vendit tonë nga Irani.

Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka shpërndarë në rrjete sociale një foto nga takimi me homologun shqiptar, Edi Rama.

Krahas postimit, Lapid shkruan se sëbashku me Shqipërinë do të bashkëpunojnë për të luftuar sulmet kibernetike që vijnë nga Irani.

Postimi i kryeministrit të Izraelit Yair Lapid:

Sot në Jerusalem sëbashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ramë dakord që vendet tona të bashkëpunojnë për të luftuar kërcënimet kibernetike që vijnë nga Irani. Kjo është një tjetër shprehje e miqësisë së veçantë që ndajnë dy vendet dhe popujt tanë.

Sulmet kibernetike/ Kryeministri i Izraelit: Do të bashkëpunojmë

 

Rama ka udhëtuar sot drejt Izraelit ku më herët ka shpërndarë edhe foto nga takimi me homologun e tij, Yair Lapid.