AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 18:40

Protestuesit ndezin qirinj për Lear Kurtin brenda rrethimit të Ministrisë së Brendshme

Protestuesit ndezin qirinj për Lear Kurtin brenda rrethimit të

Vijon protesta pas vdekjes së 32 vjeçarit, Lear Kurti në duart e policisë. 

Disa prej protestuesve janë lejuar brenda kordonit të policisë për të ndezur qirinj në ambientet e Ministrisë së Brendshme. 

Policia ka lejuar vetëm një pjesë të qytetarëve që të ndezin qirinj.

Vdekja e Kurtit ka shkaktuar zemërim e revoltë te qytetarët. 

Ditën e djeshme janë publikuar dy video që rrëzojnë versionin e policisë së shtetit për ngjarjen. Laer Kurti ka qenë duke ecur në rrugë dhe duke folur në telefon, ndërkohë që policia i është vënë në ndjekje dhe jo duke qëndruar përballë një biznesi, siç deklaruan autoritetet. Gjitahshtu, i ka qenë në gjendje majft të rënduar shëndetësore në momentin që policia e ka kapur, por në vend të dërgohej në spital, ku mund t'i ishte shpëtuar jeta, policia e shoqëroi në komisariat, ku gjeti vdekjen.