AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 15:35

Ekzekutoi dy persona në Klos, vetëvritet autori (detajet)

Ekzekutoi dy persona në Klos, vetëvritet autori (detajet)
Dhimitraq Ziu

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klos, ku shtetasi Fiqiri Mjeshtri ka ekzekutuar me armë zjarri Ilir Shirën dhe Kenado Shirën, babë e bir. 

Pas vrasjes së dyfishtë, autori i dyshuar, sipas kreut të Policisë së Matit, ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur mbetën Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.