AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 13:23

"1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë"/ Si po i rrjepin shqiptarët çmimet e rritura të ushqimeve

"1 orë punë për të blerë 10 kokrra
Shportë ushqimesh (foto ilustruese)

Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 49,885 lekë neto në muaj. Kjo pagë llogaritet në përfitim 286 lekë/ora dhe 4.76 lekë/minuti.
Për të blerë një bukë masive na duhet të punojmë 21 minuta, ndërsa për 1 kg mish viçi 4 orë punë. Sipas një analize të Scan të vitit të shkuar, për të blerë një bukë duheshin 19 minuta punë, ndërkohë që kjo kohëzgjatje për vitin 2022 është rritur me 2 minuta.
Po ashtu përsa i përket mishit të viçit, krahasuar me vitin e shkuar, këtë vit duhet të punojmë 1 orë më shumë, raporton JOQ Albania.
PRODUKTE TË TJERA
1 shishe ujë 2 Litra-10 minuta punë
1 kokërr vezë-5.7 minuta punë
1 pako vezë me 10 kokrra-1 orë punë
1 shishe qumësht i ambalazhuar 1 Litër-39 minuta punë
1 litër kos- 38 minuta punë
1 kile miell-17 minuta punë
1 kile sheqer-24 minuta punë
1 kg mish viçi-4 orë punë
1 kg djathë/1 kg peshk rezervati-Mbi 3 orë punë
1 Litër vaj luledielli-Mbi 1 orë punë
1 sufllaqe-46minuta punë
1 byrek furre-8 minuta punë
1 abonim mujor palestre-Mbi 12 orë punë
Një shqiptari me rrogë mesatare bruto 600 mijë lekë në muaj i duhet të punojë dy orë punë në ditë për të përballuar produktet bazë të shportës: bukë, qumësht, kos dhe 2 kokrra vezë.