TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se Enkelejd Alibeaj duhet të tërheqë ankimimin që ka bërë në gjykatë pasi e ka quajtur antiligjor dhe se vë në pikëpyetje deklaratat që bëhen për bashkëpunime dhe bashkim të demokratëve në zgjedhjet lokale.
“Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bashkëshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire.
Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime”, u shpreh ai në një konferencë për mediat.
Pyetje: Ju thatë se tërheqja e Enkelejd Alibeajt nga apelimi nuk është kusht por nëse do ta çojë deri në fund këtë çështje a jeni të gatshëm që kandidatët tuaj ti çoni me logon e vjetër të PD në zgjedhje?
Boçi: Nuk duhet të bëjmë insinuata me ta zëmë. Ankimimi është anti ligjor, një punë e nisur në mënyrë antilgjore vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore.
Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bashkëshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire.
Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime.
Logoja do ketë një kandidat e s’do jenë të loguar sipas partive por do kenë logon e frontit.
Kandidati është i përbashkët. Ai do veshë fanellën e frontit opozitar, logo jonë është e barabartë me gjithë logot e tjera e kjo e zbeh lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng apo gjërave të tjera. Se janë mekanizma politikë që nuk janë të shpikura.
Kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afër se sa kur janë të ndarë në minifronte partitë.