TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vazhduar edhe sot denoncimet për bashkinë e Vaut të Dejës. Në një konferencë me gazetarët, Boçi shprehet se kjo bashki ka alokuar 741 milionë lekë për një kompani private për të pastruar territorin.
Ai tha se më parë bashkia e bënte pastrimin me 100 milionë lekë, ndërsa kontrata me firmën është mbi 200 milionë lekë.
“Vazhdojmë edhe sot paraqitjen e fakteve korruptive nga bashkia e vogël, por me korrupsion të madh të Vaut të Dejës. 741 milionë lekë i ka alokuar bashkia një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti ka protestuar para kontratës, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër
Bëhet fjalë për kontratë shërbime pastrimi, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100mln lekë në vit. E bënte vetë bashkia, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist Mark Babani. Kontrata është 200 milionë e më shumë”, tha Boçi.