TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një protestë para SPAK, duke akuzuar këtë të fundit se po hesht ndaj padrejtësisë që është bërë për shembjen e Teatrit.
Aktori dhe regjisori i njohur, Edmond Budina teksa bën thirrje për drejtësi u shpreh se teatrit do të ndërtohet siç ishte dhe aty ku ishte.
“Le të ketë guximin të mbyllë hetimet, por nuk e ka atë guxim, sepse është në shërbim të mafies nëse nuk reagon. Prandaj them ne do të vazhdojmë protestat tona derisa të realizohet qëllimi ynë. Teatri, aty ku ishte dhe siç ishte”, tha ai.
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbështetet edhe nga Partia Demokratike.