AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 14:52

Ngjarja e rëndë në Klos, identifikohet autori i dyshuar i krimit

Ngjarja e rëndë në Klos, identifikohet autori i dyshuar i krimit

Autori i ngjarjes së rëndë në Klos këtë të mërkurë me dy viktima, babë e bir, dyshohet se është Fiqiri Mjeshtri.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia e Klosit.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 17-vjeçarit Kenado Shira dhe u plagosën tre persona, Ilir Shira, Renato Hasula dhe Eglantin Hasula. 

Mësohet se Ilir Shira, babai i 17-vjeçarit Kenado Shira, i mbetur të vrarë gjatë sulmit me armë, ka ndërruar jetë në spital.