TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën me temë “Lufta kundër trafikimit njerëzor”, ka nënvizuar nevojën për të pasur oficerë të aftë, të mirëtrajnuar dhe kurajoz për t’u përballur me krimin e organizuar.
Rrumbullak tha se ka kërkuar reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor.
"Kam kërkuar një reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor, për krijimin e një trupë të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin.
Akademia e Sigurisë duhet të luajë rol duke rritur kapacitetet e stafit me programe afatgjata trajnimi.
Përballja me krimin e organizuar që kërkon të sfidojë drejtësinë rendin e sigurinë. Ndaj ka nevojë të kemi oficerë të mirëtrajnuar me integritet të lartë profesional e moral, inteligjentë dhe me kurajo e aftësi të veçanta për t’u përballur me krimin e organizuar",deklaroi Rrumbullaku.