TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një çift bashkëshortësh nga Saranda janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe, në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të policisë, iu gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë, sipas policisë.
Kjo e fundit tha se çifti pati për qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre, ku më pas policia zbuloi se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro.
Ndaj këtij aksioni të policisë ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, duke akuzuar shtetin se nxit kontrabandën e ilaçeve dhe se ky problem nuk zgjidhet me ndonjë “ndalim” teatral personi.
Sipas Shehut, të gjitha këto stimulohen nga politikat klienteliste e korruptive, që pengojnë artificialisht rregjistrimin e medikamenteve të sigurta dhe rregullat europiane.