AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 18:04

Sërish zjarr në Kavajë, aktivizohen tri vatra të reja

Sërish zjarr në Kavajë, aktivizohen tri vatra të reja

Sërish vatra zjarri në Kavajë. Raportohet se tek ish-Vaskat e Peshkut, 65-vjeçari Azem Kola në tentativë për të djegur disa mbetje urbane, i ka vënë flakën aksidentalisht një kasolleje.

Burime bëjnë të ditur se forcat e policisë po kryejnë procedurat për ta proceduar penalisht.

Në fshatin Agonat dhe tek ish-fabrikat e qelqit kanë shpërthyer dy vatra të tjera zjarri, të cilat po ashtu janë neutralizuar në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Për shkak të aktivizimit të tyre në të njëjtën kohë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse Kavajë ka ardhur dhe një mjet i asaj të Rrogozhinës.

Momentalisht të trija vatrat janë shuar pa shkaktuar asnjë dëm.