TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj në një takim që ka bërë me diasporën shqiptarë në New York është pyetur nëse do të vizitojë varrezat e gjenocidit të shqiptarëve në Çamëri. Begaj në këtë moment, i 'ngecën' fjalët dhe e krahasoi këtë vizitë me vizitën që bëri në Finiq, një fshat me minoritet grek.
Begaj po ashtu deklaroi se nuk ka për të bërë vizitë në varrezat e çamëve, ndërkohë që theksoi se nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave.
"Nëse i ke parë vizitat e mia, në Finiq në janar ishte një ngjarje e tillë... Shiko është një çështje që duhet të adresohet është një çështje që duhet të vlerësohet, por nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave. Të drejtat e njeriut janë universale", dëgjohet të thotë Begaj në videon e publikuar nga Ditar.al
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur. Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore të disa arkivave të vendeve evropiane, por edhe rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave, ku edhe vetë historianë çamë kanë dokumentuar dhe rrëfyer gjenocidin e egër ndaj tyre.