TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca vijon që prej orës 10 dhe pritet të zgjasë edhe rreth 2 ore të tjera pasi të gjitha palët po referojnë.
Seanca u shty pesë herë rresht për shkaqe të ndryshme. Herën e fundit u shty të mërkurën (28 shtator) për shkak të mungesës së kapaciteteve nga ana e policisë për të transportuar Paplekajn në gjykatë.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së, ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë-dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.
Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.