TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-Presidenti Ilir Meta është ndalur sot tek Amnistia Fiskale që qeveria e Ramës po bën gati për emigrantët jashtë vendit, duke thënë se kjo amnisti do të kriminalizojë të gjithë shoqëri.
Mes të tjerash kreu i Partisë së Lirisë shprehet se do të ndikojë edhe në largimin e investitorëve të huaj dhe do të dëmtojë biznesin vendas.
Për Metën, amnistia fiskale do të minonte procesin e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Do të dobësohet angazhimi dhe efikasiteti i strukturave shqiptarë për goditjen e pastrimit të parave. Do të minohet procesi i nisjes së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE.
Do të cënohej imazhi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Mbështes angazhimet dhe shqetësimet e shprehura nga BE për amnistinë fiskale. Shqetësime në luftën kundër krimit të organizuar nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e rëndë.” tha Meta.