AKTUALITET, 30 Shtator 2022, 12:45

A do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale? Berisha: Do të ulemi me aleatët, por PD nuk largohet kurrë nga primaret

A do të dalin me kandidatë të përbashkët në

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse PD do të dalë me kandidatë të përbashkët me aleatët dhe Partinë e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha tha se PD do të ulet me aleatët, por se nuk largohet kurrë nga primaret.

“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do të ulemi me aleatët, do të ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do të bashkërendojmë, do të bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.

Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.

Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.

Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do të zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”, tha Berisha.