AKTUALITET, 30 Shtator 2022, 11:41

Shkeljet tek “Zyber Hallulli”/ Shoqata e jetimëve: Fëmijëve u është hequr buka e gojës, mendo çfarë ndodh në rrethe!

Shkeljet tek “Zyber Hallulli”/ Shoqata e jetimëve:
Lulzim Resuli

KLSH ka konstatuar së fundmi se Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli” duhet të shpenzonte 19.400 lekë të reja në ditë për jetimët rezidentë pranë saj, ndërkohë që vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar.

Lulzim Resuli, kryetar i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë, i konsideron këto shkelje si një mega-skandal. Ai thotë se përderisa kjo ndodh në Shtëpinë kryesorë të fëmijëve në përkujdesje “Zyber Hallulli”, skandael të tjera mund të jenë shumë më të mëdha edhe në rrethe.

E kemi kuptuar në media për këto gjetje, dhe kemi ngelur të skandalizuar nga këto shkelje madhore, aq më pak për këta fëmijë që nuk kanë asnjë prindër. Vlerësoi se kjo është shkelje e një standardi të lartë, sa i takon bukës së gojës, ku nuk kanë ku për përplasen tjetër.

Besoj se duhet pritur edhe përgjigja e institucionit për Përkujdesje sociale, sepse duhet thënë se kjo është mega-skandal, dhe duhet të shikohet me kujdes, sepse kur ndodh këtu, imagjino çfarë mund të ndodh në qendrat tjera në Lezhë, Korçë, Shkodër, ku ka pasur edhe skandale të tjera.
Për të qenë në kontroll të skandaleve të niveleve të ndryshme në nëntë Shtëpitë e jetimëve në vend, Resuli, thotë se kanë kërkuar nga shteti ngritjen e bordeve gjegjëse në çdo rezidencë,

Duke parë shumë skandale dhe kushtet e jetesës së tyre, ne kemi arritur të ngrijmë si shqetësim, për mbarëvajtjen e tyre të shtëpive, në ngritjen e një bordi, në të gjitha këto rezidenca ku rriten fëmijë jetim.

Kemi kërkuar që të ngritën këto borde, me qëllim që të monitorohen mirëfunksionimi i tyre dhe të jemi të përshirë në mbështetjen tyre që mos tu mungojë asgjë dhe ti mbikëqyrim ata, kërkesën e kemi bërë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.