AKTUALITET, 30 Shtator 2022, 09:15

Rrëzohet gështenja e egër, shikoni si është katandisur makina (VIDEO)

Rrëzohet gështenja e egër, shikoni si është katandisur
Makina e dëmtuar

Një aksident ndodhi sot në Tiranë, pas rrëzimit të një peme tip gështenje e egër, rënia e të cilës dëmtoi rëndë një makinë të parkuar.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga tpz.al pak minuta më parë, pema e gështenjës ka rënë mbi makinën tip “Renault” Schenic, duke e dëmtuar shumë rënë kabinën e autoveturës.

Rrëzohet gështenja e egër, shikoni si është katandisur

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit përballë pallateve te ish-Fusha e Aviacionit, 200 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe punonjësit e bashkisë u detyruan ta presin në shumë pjesë pemën gjigande që ishte kalbur.

Gështenjat e egra të mbjella prejk dekadash në rrugën “Sami Frashëri”, janë problem, përveç vjetërsisë, edhe për kalimtarët dhe makinat, veçanërisht në këtë stinë, pasi kokrrat e tyre të mëdha bien në tokë.