TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot qeveria po mban Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.
Në këtë forum po shpalosen bilancet e një viti qëkur u shpall mjedisi si një objektiv kryesor për bashkitë.
“Mjedisin dhe pastërtinë e qyteteve tona prioritet të padiskutueshëm, me bindjen për të përhapur më gjerë modelet e riciklimit e kompostimit që i kemi si shembuj të mirë në disa bashki të vendit” shkruan kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se sot jemi shumë më pastër nga mbetjet por sipas saj ka ende shumë punë për të arritur standardet e vendosura nga qeveria.
“Jemi shumë më mirë shumë më pastër por nuk jemi aty ku kërkon standardi që ne kemi vendosur.” tha Kumbaro.
Ministrja e Turizmit ka theksuar se që të rritet turizmi, menaxhimi i mbetjeve urbane duhet të jetë prioritet i çdo bashkie.
“Duhet rritur shkalla e menaxhimit të mbetjeve. Sot më shumë se kurrë të nxisësh turizmin duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave dhe qyteteve. Ja dolëm në këtë vit me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Që të mbyllim 15 vend depozitime të paligjshme, që ishin plagë për vendin tonë. Janë ende pak nga atë që kemi trashëgimi në 30 vite.” tha Kumbaro.