TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj, thotë se amnistia fiskale e hedhur për diskutim nga qeveria është e mangët dhe hodhi dyshime se ajo po bëhet përpara fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gjokutaj tha se projektligjit u mungon një plan daljeje.
“Që në krye të herës e kemi thënë që amnistisë fiskale i duhet gjetur koha kur duhet të shpallet dhe unë do të nisem nga një detaj i vogël që lidhet me momentin e zgjedhjeve që janë vitin tjetër. Natyrshëm që kodi zgjedhor ka përcaktuar një kriter kohor për të pezulluar çdo aktivitet ku ka përfshirë edhe amnistinë fiskale ku 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejohet miratimi i asnjë akti. Në fakt aministia fiskale teknikisht në premisat në qoftë se do të miratohet në kuvend, i bie të miratohet para kësaj periudhe, por afati i saj prej një viti bie në një konflikt shumë të fortë me qëllimet e asaj që bëhet, duke rënë ndesh me periudhën kur bëhen zgjedhjet, pra nëse dyshohet fort për pastrim paraje kur natyrshëm kjo amnisti do të zgjasë për një vit, nuk ka nevojë për të bërë komente të mëtejshme.
Duke u lidhur me draftin që kanë kundërshtuar edhe vendet europian, por edhe vendet të tjera partnere, vetë drafti në vetvete lejon anonimatin për të sjellë para, por në bazë të një ligji. Duke pasur anonimat kuptohet që kemi një problem të madh me atë që sapo thashë më parë, nga ana tjetër në mentalitetin e vet, i mungon fokus grupi, pra ka një fokus aq të madh sa nuk ka ka admnistratë jo në Shqipëri por as edhe në administrata të tjera për të përpunuar dhe për t’u marrë vetëm me amnistinë fiskale.
Nga ana tjetër vetë sistemi financiar në aspektin teknik nuk është në gjendje të administrojë gjithë këtë këtë proces që në fund do të përfundojë në bankë dhe ky është një problem tjetër me të cilin nuk është shteruar përgjigja apo nuk kemi një qartësi.
Probleme të tjera që lidhen me amnistinë janë ato të bazuara në ato që qeveria duhet të vinte me një analizë gjithpërfshirëse dhe shumë të plotë për të treguar që amnistia thirret në një kohë kur ka dështuar administrimi fiskal, kanë dështuar disa politika për t’u realizuar ashtu siç duhet dhe përdoret amnistia për të fshirë një pjesë të mirë të detyrimeve për të marrë disa përfitime tatimore në një periudhë afatshkurtër, por me një dëm, dhe këtu i mëshojnë europianët faktit në disfavor të tatimpaguesve të rregullt apo moralit tatimor. Prish një moral të ndërtuar me kujdes brenda një kohe shumë të shkurtër.
Nga ana tjetër unë mendoj që nuk ka një plan daljeje d.m.th. që në momentin që amnistia të mbyllet duhet të ketë një administrim pas amnistisë, pra evazioni duhet të jetë me shifra të sakta që duhet të shkojë në nivele minimale për arsye se ky është një nga qëllimet kryesore që të ulë evazionin dhe nga ana tjetër e gjithë kjo duhet të administrohet në një mnëyrë të tillë ku paratë e hyra të mos ndikojnë në konkurrencën e ndershme të tregut
Spanja ka bërë në 2012 një amnisti të natyrës së ngjashme por natyrshëm ka një administratë shumë më të përgatitur dhe me kapacitete shumë më të forta në të gjitha aspektet. Edhe Norvegjia ka bërë, por për qëllime të riatdhesimit të atyre pasanikëve norvegjezë.”