AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 23:21

Neritan Sejamini: Rama nuk po bën amnisti fiskale në Shqipëri, por në botë!

Neritan Sejamini: Rama nuk po bën amnisti fiskale në Shqipëri,
Edi Rama dhe Neritan Sejamini

Neritan Sejamini thotë se amnistia fiskale e qeverisë Rama, është në fakt pastrim i parave të pista ose që kanë shmangur taksat, për emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, ndaj kjo shqetëson ndërkombëtarët. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se me këtë nismë, Shqipëria jo vetëm do të pastrojë paratë e krimit, por edhe do të nxisë aktivitetin kriminal. 

"Kur qeveria bën një politikë publike, zgjidh një problem. Çfarë po zgjidh qeveria? Vërtetë është amnisti fiskale kjo?

Qeveria po bën një ligj për të sjellë paratë e emigrantëve, të cilat ata nuk i sjellin dot nëpërmjet bankës, para që ose nuk kanë paguar taksa ose kanë para të pista.

Pra kjo nuk është amnisti në Shqipëri, në po bëjmë amnisti në botë!

Ne po i themi shqiptarëve që jetojnë në botë, që nuk kanë ndonjë detyrim të deklarojnë të ardhurat në Shqipëri. Ne paratë e paligjshme të shqiptarëve në botë, po iu japim mundësinë ti pastrojmë këtu.

Ne po u themi kriminelëve, mos eçcani kokën, sillni paratë në Rinas dhe bëni çtë doni. Prandaj të huajt janë të shqetësuar.

Kjo do të krijojë një aktivitet akoma më të rrezikshëm kriminal.

Si do të vijnë paratë këtu? Ne po u themi, filloni bëni aktivitet të paligjshëm, merrni para me thasë, kaloni policinë ndërkombëtare, hajdeni në Rinas edhe këtu të marrim ne, të themi bravo të qoftë. Po nxisim edhe aktivitet kriminal", deklaroi analisti.