AKTUALITET, 24 Prill 2023, 19:12

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ “Fluturo lart engjëlli im i bukur”, vajza e Ardian Nikulajt nxjerr videon prekëse: Do na mungosh!

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ “Fluturo lart engjëlli im

Pak ditë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, vajza e tij ka thyer heshtjen me një postim të ndjerë për babain e saj. Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i lindjes së të atit.

Në video shfaqet viktima para tortës, që feston me njerëzit e tij të afërm, ndërsa pamjet janë shoqëruar me këngën "See you again".

“Fluturo lart engjëlli im i bukur, do na mungosh bab'!”, shkruan e bija e 50-vjeçarit që u vra në lokalin e tij më 19 prill në Shëngjin. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e krimit dhe arrestimin e autorëve.