TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve ne vendin tonë.
Diplomatja gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, nënvizoi faktin se po sheh rritje të investimeve, e po ashtu dhe të tregtisë dypalëshe.
Sipas saj, kur kërkohen rekomandime nga SHBA, ato duhet të zbatohen dhe to mos jenë thjesht si veprim.
“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave. Të kërkosh mendim nuk bëhet vetëm për gjest, por të prodhohen rezultate. Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Yuri Kim.