AKTUALITET, 24 Prill 2023, 16:51

Lokalet/ Debate në KQZ për numëruesit mes ‘Bashkë Fitojmë’ dhe PDIU-së, anëtari i 4 do të zgjidhet me short

Lokalet/ Debate në KQZ për numëruesit mes ‘Bashkë

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i takon numëruesve të partive për zgjedhjet e 14 majit.

Teksa është vendosur që dy do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe 1 Partisë Demokratike zyrtare, sherri  ka ‘plasur’ për numëruesin e katërt, që do të hidhet nesër me short.

Mosmarrëveshjet nisën, pasi Partia e Lirisë u shpreh se PBDNJ nuk është opozitë dhe PL duhet të ketë një numërues në çdo tavolinë numërimi, sepse është i vetmi që garanton votën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në fund kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi që numëruesi I 4-t do të ndahet me short mes PDIU-së dhe PL-së, ku përcaktimi do të bëhet nesër në orën 12:00.

DEBATI

Përfaqësuesi i PDIU-së: Ne jemi në opozitë, kemi votuar pro qeverisë për marrëveshjet me amerikanët.

Altin Kaziaj nga koalicioni ‘Bashkië Fitojmë’: Vetëm ne jemi në garë në gjithë Shqipërinë, PDIU jo. Votat e kujt do të mbrojnë numëruesit e saj?

Përfaqësuesi i PDIU: Do mbrojmë votat e Lajla Përnaskës.

Celibashi: Ky merak i juaji nuk është fort i justifikuar. Numëruesit kanë qenë përgjithësisht korrekt. Ne kemi rinumëruar dhe nuk ka pasur abuzime madhore.