TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në pjesën e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekomonik, u shpreh se do bëhet spostimi i të gjithë sistemit të prokurimit në një agjenci të vetme dhe se do të kontraktojnë agjenci të huaja, të cilat kanë kualifikimet dhe specializimet në këtë fushë.
Mes të tjerash Rama sqaroi se prokurimet nuk do t’i bëjnë më Komisionet e Vlerësimit të Ofertave (KVO-të) apo ministritë, por agjencitë me kualifikim të mirëfilltë në këtë sektor.
“Do bëjmë spostimin të të gjithë sistemit të prokurimeve në një dorë, në një agjenci kombëtare të prokurimeve, me disa përjashtimi të natyrës teknike dhe do të do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe agjenci të tjera, që e bëjnë këtë punë dhe që nga ky moment Asnjë ministri, asnjë KVO shqiptare, kjo fjala KVO është kthyer në makthin e jetës tim që quhet Komisioni I Vlerësimit të Ofertave dhe pastaj shikoni që arrestohen si grup dhe dalin në televizor KVO-ja filan….KVO-ja filan. Nuk do kenë punë me këtë punë, sepse bëjnë mijëra e mijëra prokurorime dhe kemi një numër KVO-sh që është marramendës. Prokurimet duan njerëz që merren me atë punë dhe ministritë nuk janë për të bërë prokurorime, por për të bërë politika. Njerëzit e KVO do lehtësohet, qeveria po, dhe me siguri Shqipëria do lehtësohet dhe në do ngjitemi shumë më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha kryeministri. Mes të tjerash Rama pohoi se iku koha kur shfrytëzohej krahu i punës.
“Koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Asnjë punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet më. Jetojmë në një sistem që ne nuk mund të vëmë pagat për sektorin privat, pro ne kemi përgjegjësi që në të bëhemi front i përbashkët kundër shfrytëzimit të punonjësve. Investitorët e krijojnë vetë infomalitetin, nuk e krijon qeveria. Luftën ndaj informalitetit do ta vijojmë siç e kemi bërë”, theksoi Rama.