AKTUALITET, 24 Prill 2023, 18:00

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën nxjerr fotot dhe denoncon ‘asfaltin elektoral’: Zakon i shëmtuar!

Një tjetër denoncim në kuadër të fushatës së 14 majit, për të ashtuquajturit ‘asfalte elektorale’. Në një reagim në ‘Facebook’ kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kavajë, Fisnik Qosja akuzon PS-në se po shtron asfalt elektoral, ndërsa shton se ky qytet ka nevojë për punë çdo dite dhe jo një herë në 4 vite.

“Nuk e lanë një herë këtë zakon të shëmtuar këta të shkretë!

Me 14 Maj, t’i përcjellim me ceremoni këta që vazhdojnë fyejnë me asfalt elektoral.

Kavaja do punë dhe shërbime çdo ditë e jo 1 herë në 4 vjet!”, shkruan Qosja.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën nxjerr

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën nxjerr