AKTUALITET, 24 Prill 2023, 16:42

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Xhaçka: Hap i rëndësishëm për t’i dhënë vendin e merituar në Këshill!

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Xhaçka: Hap i

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Kosovën për hedhjen e një tjetër hapi drejt anëtarësimit në KiE.

Në një status në “Twitter”, Xhaçka shprehet se është një lajm i shkëlqyer që Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentar për të dhënë mendimin e saj.

MESAZHI I XHAÇKËS

Lajm i shkëlqyer nga Këshilli i Evropës!

Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj.

Një hap i parë, i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!