TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka kërkuar votën qytetarëve të Korçës për anëtarët e këshillit bashkiak, ndërsa theksoi që vota për drejtimin e bashkisë të shkojë për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli.
Mediu i cilësoi socialistët si një e keqe që po shkatërron familjen dhe për këtë arsye, sipas tij, qytetarët duhet ta ndëshkojnë me votë.
“Është lufta për të fituar mbi të keqen, është përballja për t’i dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit e korrupsionit”, tha Mediu.
Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Aliolli tregoi planin e saj për qytetin e Korçës.
“Liria dhe e ardhmja nuk janë gjëra që shiten, janë gjëra shumë të çmuara që na përkasin të gjithëve. Modeli i ri që ne do të sjellim do të jetë ai që do i përkasë njerëzve të thjeshtë, për ta bërë Korçën një qytet ku të ketë vend për të gjithë ne. Por ne duhet të jemi ata që do të trokasim te korçarët për të zgjuar shpresën dhe për ta ndryshuar Korçën tonë”.
Partia Republikane kandidon në zgjedhjet lokale të 14 majit vetëm për këshillat bashkiakë, ndërsa ka deklaruar hapur mbështetjen për kandidatët për kryetarë bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.