AKTUALITET, 20 Nëntor 2021, 08:37

Vranësira dhe ulje temperaturash, si do jetë moti ditën e sotme

Vranësira dhe ulje temperaturash, si do jetë moti ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet me vranësira dhe ulje temperaturash.

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre e presionit të lartë atmosferik mbi Adriatik do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: moti gjatë paradites paraqitet me kthjellime në gjysmën lindore por vranësira kalimtare do ketë gjysma lindore e vendit. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojnë në të njëjta kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen serish në mëngjes por orët e mesditës nuk sjellin ndryshime duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.