TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka zbardhur atentatin e ndodhur më 10 tetor, në Kifisia (Athinë), ku një shtetas shqiptar u gjet i plagosur në anë të rrugës.
39-vjeçari shqiptar me precedentë penalë, u gjet në aksin Athinë-Lamia, ndërsa ishte qëlluar me armë zjarri.
Ndërkaq, është shpallur në kërkim një shqiptar 44-vjeç dhe një vajzë shqiptare 35-vjeçare, që dyshohet të ketë bashkëpunuar në plagosje.
Ata akuzohen për grabitje dhe tentativë vrasje.