TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, kanë hedhur akuza të forta, se Foltorja e Sali Berishës dhe nisma e tij në bazën e PD-së, po ndihmohet nga persona të lidhur me krimin.
Lidhur me këtë Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje këtyre akuzave, nga Foltorja e Librazhdit.
Berisha tha se këto janë shpifje, ndërkohë që zbuloi disa prapaskena nga bisedat e tij me Bashën në telefon. Ai tha se Basha i është lutur të mos e përmend, Suel Çelën dhe të mos flasë për të. Por, Berisha tha se nuk e ka dëgjuar dhe nxorri tabletën e tij, me të cilën demonstroi se kishte bërë 26 statuse denoncuese për këtë person.
"Bëri aludime për lidhje të mijat me krimin. Cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë dixhitale timen, Sonil Çela, më falni Suel Çela. Do të dalin këtu, 26 statuse në facebook-un tim. E kam denoncuar unë atë, më shumë se të gjithë mediat. Merrni pak facebook-un e Lulzim Bashës, po ja ka përmendur emrin njëherë. Merrni pak tabulatet e tij me Sali Berishën, duke më kërkuar aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndihkohesha prej tij.
Pra, i ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi.
Në këto rrethana, pengun e urdhëruan të thërrasë anti-kuvendin e datës 18.
Lidhur me firmat, jo vetëm që janë 4200 por po shkojnë drejt 5000. Pse nuk i publikojmë, ka tre pengesa të mëdha ligjore. E para është ligji i të dhënave personale, e dyta neni I Kushtetutës që mbron të dhënat personale dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë ata që i besojnë ligjit, por e bëjnë vetëm zuzarë, njerëz pa ligj dhe moral", tha Berisha.