TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një telefonatë ka alarmuar policinë e Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje.
Bëhet fjalë për një familje në fshatin Vishnje ku në oborrin e banesës së Sh. A. ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar. Sipas policisë dyshohet se ky person ka qenë i armatosur. Ai është vënë re nga pjesëtarët e familjes.
NJOFTIMI
Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.
Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.