AKTUALITET, 19 Nëntor 2021, 20:07

"I vetëm në zyrë me Gazin e botës"/ Spaho-Bashës: Bëhu burrë një herë të vetme dhe jep dorëheqje!

"I vetëm në zyrë me Gazin e botës"/

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi qartë mbështetjen që ka në bazën demokrate edhe në sfidën e sotme që zgjodhi Lulzim Basha, me intervistën e tij në të njëjtën kohë me "Foltoren" e Librazhdit.

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PD Edmond Spaho, shkruan se "Luli është i vetëm në zyrë dhe po e mban me gajret Gazi i botës", kjo e ilustruar, nga ai edhe me fotot që tregojnë ndjekësit "live"  të Berishës dhe Bashës.

Spaho i ka kërkuar Bashës që të bëhet një herë të vetmen burrë dhe të largohet nga drejtimi i PD sepse ka humbur mbështetjen e bazës.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Ja ndryshimi i madh!

Luli i vetmuar ne zyre dhe qe e mban me gajret Gazi i botes.

Ne krahun tjeter anetaret, simpatizantet dhe qytetaret shqiptare qe jane zjarri i Foltores.

Behu nje here te vetme burre dhe jep doreheqje, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken.