TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha vijon sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.
Në intervistën për Zërin e Amerikës, kreu i PD-së, bëri akuza të forta ndaj Metës.
Basha tha se si President Meta ka mbajtur qëndime të drejta në mbrojtje të Kushtetutës, por si politikan ai shkatërroi fushatën e opozitës dhe të LSI-së në veçanti duke çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.
“Nuk ka qenë Presidenti Meta i përfshirë në “trekëndëshin e Bermudës”. Ndaj Presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me Kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja.
Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.
Pra, kur përmend “trekëndëshin e Bermudës”, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e Presidentit të cilit i kemi dalë në krah sa herë ka qenë në krah të kushtetutës. Por, për sa i përket pjesës tjetër mund të flasim gjatë. Jam i sigurt që do ketë akuza e sulme të shumta.
Kalërimi i kulturës së linçimit, gënjeshtrave, spekulimeve të ndodhura këto dy muaj është gjëja më e thjeshtë, por edhe unë jam i qartë, i vendosur dhe më i fortë se kurrë nga forca e demokratëve për të qëndruar përballë çdo trekëndëshi dhe çdo kombinimi interesash personale të një grushti sado të fuqishëm por të vogël njerëzish që sot qëndrojnë përballë shumicës së shqiptarëve.
Ne do t’i japim zë shumicës së shqiptarëve, ne do ta çlirojmë shumicën e shqiptarëve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale që mbajnë peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik dhe perëndimor” – tha Basha.