AKTUALITET, 19 Nëntor 2021, 17:48

"U nis për SHBA, por u kthye se do ta arrestonin"/ Berisha bën deklaratën e fortë: Basha ka dy dosje, ftesat në SHBA, si të Saimir Tahirit!

"U nis për SHBA, por u kthye se do ta arrestonin"/ Berisha

Sali Berisha, ka zhvilluar takimin e tij të Foltores, me demokratët në Librazhd. 

Duke folur para mbështetësve të tij, ai u ndal edhe tek deklaratat e Lulzim Bashës, se ka marrë një ftesë për të udhëtuar drejt SHBA-ve. 

Berisha tha se edhe para tre vitesh, Basha u nis drejt SHBA-ve, por u kthyer "sepse do ta arrestonin", për shkak të "dosjes Muzin", ose siç njihet ndryshe "dosja ruse". 

"Sot ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA. Do t’i them dy fjalë! Lulzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje Qorri, domethënë Saimir Tahiri, me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty, me dy dosje, jo me një, por me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Të dytën e ndan me Taulant Ballën. Po, ju them unë ju!

Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, por nuk shkoi. U thanë demokratëve, po të vinte do të arrestohej. Dosja Muzin, është një dosje përvëluese për peng Bashën.

Poll

Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj, por ja ku e ka në kurrizë dhe kalon nga gjykata në gjykatë.

Jemi në moment kritik për pluralizmin. Foltorja është shndërruar në një uragan. Kuvendi Kombëtar për të herë të parë mblidhet nga ju, nga anëtarësia. Kjo është një nga frytet më të mrekullueshme të Foltores.

Çfarë ndodh miqtë e mi? Po dridhen themelet e narko-shtetit, tmerr! Nuk dinë ç’flasin, përçart. Ata të cilët nuk kanë dhënë kandidatit rival, listën e anëtarëve që votojnë, me motivin se nuk lejohet zbulimi i të dhënave personale. Tani kanë frikë dhe tmerr të shkojnë në një zyrë tjetër dhe të kontrollojnë çdo formular", tha Berisha.