TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në pikën kufitare të Monte Bianco, pasi janë futur në shtetin italian pa dokumentet e nevojshme.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari që ndodhej në timon dhe një nga pasagjerët u vunë në pranga pasi u konstatuan pa dokumente. Ndërkohë që pasagjeri i dytë ishte ndaluar të futej në Itali për 5 vite.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 1200 euro si dhe një sasi të vogël lëndë narkotike hashash.