TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi ka folur për dyshimet që ka ngritur SPAK se ka marrë një vilë nga biznesmeni Samir Mane, në këmbim të favorizimit për kalimin e një ligji.
Kryemadhi hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se e ka porositur vilën por më pas e ka kthyer, pasi Ilir Meta nuk dinte asgjë dhe kur ai është vënë në dijeni kjo porosi është kthyer dhe kanë blerë një banesë tjetër.
Kryemadhi tha se nuk e ka favorizuar Samir Manen për ligjin që lidhet me minierat.
“Për vilën që përmendin, kam dashur të marr vilë pa dijeninë e Metës. E kam parë të pandërtuar, e kam menduar, sepse kisha shitur shtëpinë te blloku dhe do të blija shtëpi tjetër.
Shkuam, e kemi parë, si gjithë gratë. Meta nuk ka ditur gjë sepse shtëpinë do ta bëja unë. Unë bëja komunikimin, do të bëhej në shkëmbim me dyqanet në pallatin tim. Siç është sot me shtëpinë që kam te Kodra e Diellit. Ambasadori grek i thotë Metës, do jemi komshi bashkë? Çfarë komshiu i thotë Meta?
Dhe pastaj e kam kthyer sepse ai më ka thënë si ke marrë shtëpi pa më pyetur.
Sa i përket personit në fjalë, në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës, që bëhet fjalë për një ligj për minierat, dhe nuk ka të bëjë fare për një projektligj për biznesmenin në fjalë.
Ka qenë Eduard Shalsi ministër. Kjo do të bëhej për statusin e minatorit. Nëse do të bëhej ligj për unifikimin e galerive të minierave, ligj që kërkonin grupe interesi të ishte e copëtuar, të tjerë që të ishte i unifikuar.
Është kërkuar nga qeveria shqiptare, ka kërkuar Vali Bizhga të mblidhet pasdite, kemi takuar grupet e biznesit. Edhe sot e kësaj dite nuk e kemi miratuar statusin e minatorit.
Nuk ka asnjë lloj ndikimi sa i përket biznesmenit në fjalë. Atë mund ta kenë thirrur dhe intimiduar. Këtu nuk është më çështje politike, por biznesi dhe bandash. Sot oligarkëve ua liron dhe shtrëngon litarin SPAK-u.
Bandat e dini, i njoftojnë po vijmë në orën kaq, disa të tjerë në 4 të mëngjesit", tha Kryemadhi.