TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi ka dalë në konferencë për shtyp nga Kuvendi, një ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe masës "detyrim paraqitje" të vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK.
Kryemadhi e quajti dosjen e SPAK ndaj saj dhe ish bashkëshortit, një "farsë imorale", duke shtuar se janë kërcënuar dhe intimiduar njerëz pranë saj për të dhënë dëshmi false. Ajo e konsideroi një goditje me urdhër politik.
Kryemadhi u ndal në disa nga pikat e hetimit, ku deklaroi se nuk ka bërë operacione plastike, por renditi disa ndërhyrje kirurgjikale të fëmijëve, të saj dhe të ish Presidentit.
"Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë.
Nxjerr SPAK faturën e heqjes së një lipoma të fëmijës tim. Nxjerr SPAK operacionin tim të qafës së mitrës dhe e quan operacione plastike për t’i dhënë ushqim mediave të Edi Ramës", tha Kryemadhi.
Ajo kritikoi edhe mënyrën e ndalimit të Metës ditën e djeshme në autostradë.
"Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur gjërat vetë, nuk kanë shitur trupin dhe as mendjen për të qenë xhelatët në duar të një grupi mafiozësh", tha Kryemadhi në mbyllje.
Kryemadhi tha se me Metën nuk ka komunikim prej shtatë muajsh, ndërsa shtoi se çështjet e tyre janë të ndara, por deklaroi se SPAK ka tentuar të thellojë mosmarrëveshjet mes tyre duke u përpjekur t'i faturojë Metës "gjëra për të cilat dyshohet ajo".
Deputetja shtoi se kjo që po i ndodh asaj dhe familjarëve ka të bëjë me denoncimet për aferën e inceneratorëve. "E pagova me shkatërrimin e familjes time", tha ajo.