AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 11:19

Arrestimi i Ilir Metës, Delegacioni i BE: Nuk komentojmë çështje në hetim

Arrestimi i Ilir Metës, Delegacioni i BE: Nuk komentojmë

Delegacioni i BE në Tiranë nuk komenton gjatë mbi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Arrestimi i tij me forcë ngjalli edhe polemika të shumta sidomos në radhët e Partisë së Lirisë, të cilët përpos se e quajnë rrëmbim politik, akuza kanë hedhur edhe ndaj efektivëve të policisë duke i quajtur grup terrorist me maska që rrëmbyen ish-presidentin në mes të ditës.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, delegacioni i Bashkimit Europian thotë prerë se “Nuk komentojmë çështje në hetim”.