TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se informaliteti është një plagë e shoqërisë.
Në një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që refektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve, ministri u shpreh se borxhi nga subjektet shtetërore dhe privat shkon deri në 100 mln euro.
Sipas tij, gjobat dhe masat ndëshkuese nuk mund të jenë arma e vetme, por ka shumë rëndësi puna me ndërgjegjësimin.
“Informaliteti është një plagë e shoqërisë tonë. Kjo ka të bëjë me aspektin njerëzor dhe të mendësisë.
Kemi mijëra individë, kontributet e të cilëve janë deklaruar në tatime në shumë prej kompanive ku kanë punuar, të cilët për një shkak apo një tjetër nuk figurojnë të derdhura në ISSH.
Kemi një borxh të akumuluar që kap vlerën 100 mln euro, mes këtyre subjekteve ka edhe ndërmarrje shtetërore dhe ne po punojnë për ti dhënë fund dhe për të shlyer këtë debi të krijuar. Por ka një debi të lartë edhe nga subjekte private, të cilat do të ndikojnë direkt në skemën e pensioneve, në financat e ISSH.
Masat ndëshkuese nuk mund të jenë arma e vetme për këtë plagë, por ka shumë rëndësi puna me ndërgjegjësimin. Duhet të kuptojmë se cfarë rëndësie kanë këto veprime dhe aktoret me të cilat do kryhen janë mes nesh. Ne duhet të kemi një angazhim më të madh”, tha nder te tjera ministri.
Në fjalën e tij, Gonxhja u ndal dhe te skema e të vetëpunësuarve, të cilët i faturojnë shërbimet e tyre te kompanitë që punon më parë, duke dëmtuar shumë faktorë të njëpasnjëshëm deri te pensionet.
“Kemi dhe një problem tjetër që është shumë i rëndësishëm. Të vetëpunësuarit dalin me bindje nga shumë kompani, vetëpunësohen dhe nga ky status i ri, ata faturojnë shërbimet të cilat deri pak më kohë i kryenin drejt këtyre kompanive, duke shmangur tatimet dhe detyrimet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
Kjo prek shumë prej skemave e cila dëmton dhe arkën e shtetit. Është një pjesë që duhet të punojmë shumë fortë me Drejtorin e Tatimeve që kjo gjë të ndalohet. E kam fjalën për profesione shumë të rëndësishme me paga të larta, të cilët fshihen pas këtyre skemave dhe ndikon te pensionet.
Është një bashkëpunim i frikshëm, sepse është i gjallë dhe ndodh mes njerëzve që punojnë bashkë. Ata janë duke bashkëpunuar për të dëmtuar jetët e tyre dhe të gjithë skemën që ne bazojmë politikan tona sociale”, u shpreh Bledi Gonxhja.