AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 10:52

VIDEO/ Ishte në makinën ku u arrestua Ilir Meta, sekretari i PL me qese në dorë për të parë kryetarin në qeli

VIDEO/ Ishte në makinën ku u arrestua Ilir Meta, sekretari i PL me

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit, pasi po drejtonte automjetin ku gjendej Ilir Meta.

Ai është shfaqur mëngjesin e sotëm para burgut 302 në Tiranë, ku prej ditës së djeshme mbahet i izoluar Presidenti i PL-së.

Me qese në dorë Peca shfaqet teksa futet në ambientet e izolimit.

Kujtojmë se pak orë pas arrestimit të Metës, Artemis Peca thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shtoi se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Mbrëmjen e djeshme, djali i tij, Besarti, gjithashtu dërgoi ushqime për të atin.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, pas urdhërarrestimit të lëshuar nga SPAK, ku akuzohet për tre vepra të rënda: pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.