AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 12:14

"Shëndetësia"/ Vokshi dhe Ndreca bëjnë “paqe”: Shtyhet me dy javë afati i Komisionit Hetimor

"Shëndetësia"/ Vokshi dhe Ndreca bëjnë

Pas shumë debatesh, mazhoranca dhe opozitë kanë rënë dakord që mandati i komisionit hetimor të “Sterilizimit dhe Check Up” të zgjatet edhe me dy javë të tjera.

Ditën e djeshme kjo kërkesë e bërë nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nxiti debate.

Mandati u shty me qëllim krijimin e mundësive për marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.