AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 11:58

Qytetarja tenton të vetëdigjet për shkak të skamjes, sekretarja e PD: Edhe sa do durojë ky popull?! Qeveria të mos fshihet si struci

Qytetarja tenton të vetëdigjet për shkak të skamjes,

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë në Durrës, ku sipas saj një qytetare ka tentuar të vetëdigjet për shkak të probleme financiare.

Sipas Hysajt, qytetarja e Durrësit tentoi t’i vendose flakën vetes për t’i dhënë fund problemeve të saj, ndërkohë që ka kërkuar nga institucionet shtetërore të kthejnë vëmendjen tek shtresat në nevojë.

“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin  e  Durrësit e ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është  aq e tmerrshme  sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje  e  1000 problemeve të saj.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”! Këto janë vargjet  e Migjeni që për fatkeqësinë  e  Shqipërisë  sot vazhdon  të mbetet më aktual se kurrë. Edhe sa do duroj  ky popull?

Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një I tillë?

A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të  popullit?

Apo këta duhet  të  jenë  gërryesit e ekzistencës se  ç’do qënie ekzistente në këtë Shqipëri  plotë  halle e trauma, ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës se bukës”, thekson Hysaj.