AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 10:21

VIDEO/ Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të drogës, 24 të pandehur në bankën e të akuzuarve

VIDEO/ Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të

Ka nisur në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel,  gjyqi ndaj 24 anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare, të mbiquajtur “ekstraktuesit”.

Të akuzuarit u arrestuan në vitin 2023 gjatë një operacioni të koordinuar ndërkombëtar midis Belgjikës, Gjermanisë dhe Italisë. Ata atribuohen me pjesëmarrjen e tyre në një rrjet të gjerë trafiku droge, të fokusuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Evropën.

Rasti ka krijuar pritshmëri për shkak të rëndësisë së organizatës, e cilësuar si një nga organizatat më aktive shqiptare në trafikun e drogës.