TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 24 vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër teksa po vidhte në një banesë. Ngjarja është shënuar në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku uniformat blu kanë shkuar menjëhërë në vendin e ngjarjes sapo janë njoftuar për aktin e të riut.
Në videon e bërë publike nga policia, vihet re momenti i kapjes së të riut, i cili mesa duket nuk e priste të dilte zbuluar.Të riut i është sekuestruar një kaçavidë që i është gjetur gjatë kontrollit fizik.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.