AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 23:30

"Mjekja tha se botoksin e çertifikon OSBE!"/ Lala për operacionin "anti-botoks": Vajzat e ekranit janë bërë njëlloj...

"Mjekja tha se botoksin e çertifikon OSBE!"/ Lala për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, dha disa detaje nga operacioni i autoriteteve në klinika estetike që çoi në pranga disa persona për kontrabandimin dhe shitjen e botoksit, i cili nuk lejohet në vendin tonë pasi nuk është i çertifikuar. 

Lala tha se në një rast, mjekja që aplikonte botoksin, thoshte se atë e ka çertifikuar OSBE-ja, pra organizata që monitoron zgjedhjet! 

Lala shtoi se ka dyshime që botoksi tashmë mund të çertifikohet në vendin tonë, për t'ju dhënë si ekskluzivitet ndonjë kompanie. 

"Kjo ka të dyja anët. Është një hetim i prokurorisë që ka kontrolluar 30 qendra estetike, ku dyshohej se aplikohej botoksi. Në këto klinika dhe qendra estetike, ose ësht gjetur botoks, ose kartela pacientësh që e kanë aplikuar.

Një qytetar, Kumaraku, merrte botoks në Korenë e Jugut, i parcertifikuar, që nuk lejohet. Botoksi nuk duhet të ngrijë, duhet të përcaktohet koha që rri në frigorifer, etj.nFutet nëpërmjet Morinës. Ka edhe një tjetër që vjen nga Turqia dhe vjen nga rrugët ajrore.

Aty është analizuar dhe është parë që ky botoks i aplikuar te gratë dhe vajzat, jep probleme të shëndetit.

Botoksi nuk lejohet të importohet në Shqipëri, nuk është cërtifikuar. Të gjithë vajzat e ekranit janë bërë njësoj, me fryrjet dhe këto…

Është përdorur masivisht në 20 e ca vite dhe shteti ka heshtur. Gjëja tjetër, nuk ka asnjë kompani të licensuar për importimin e këtij produkti. Është bërë kontrabandë, evazion fiskal.

Mendoj se pas kësaj goditje do të propozohet ndryshim ligjor që do ta legjitimojë, ta fusë në listën e barnave të njohur nga Agjencia Kombëtare e Barnave. Së dyti të licensojë kompani për këtë. Ka një kompani preferenciale.

Ajo që më shqetëson fakti që është aplikuar pa ditur se çfarë aplikojnë në fytyrat e tyre. Kanë marrë klinika mjekësore, qendra estetike. Kishte moment qesharak, mjekja që i thoshte do të injektoj botoks të certifikuar nga OSBE! Duket qesharake, por është shqetësuese", tha Lala.